web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e PD për manipulimin e listave/ Paralajmëron Bylykbashi: Do ketë kallëzime

19 Nëntor 2020, 18:00, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për listat e zgjedhësve.

Bylykbashi tha se zhvendosja e vendbanimit pa pasur asnjë kërkesë nga qytetarët po bëhet për të krijuar kaos në lista.

Sipas Bylykbashit një ndryshim i tillë i ndërmarrë nga qeveria nuk mund të bëhej 5 muaj para zgjedhjeve.

?Ndryshimi që i kanë bërë ligjit për gjendjen civile, ky lloj ndryshimi ishte i lidhur me Reformën Zgjedhore. Për këtë çështje kemi bërë ndryshime edhe në Kod Zgjedhor. Këto ndryshime janë përpjekje të Edi Ramës. Presidenti e ktheu mbrapsht këtë ndryshim tinëzar, që do të krijonte kaos në listat e zgjedhjeve. Kanë hequr penalitetin për shtetasit që nuk ndryshojnë vendbanimit. Pra mosdeklarimin në kohë të shtetasit. Shtetasi i Shqipërisë ka të drejtë të zgjedhje vendbanimin, i lind e drejta të deklarojë vendbanimin dhe duhet të dorëzojë dokumentet përkatës. Ky është një detyrim. Nuk është deklarativ, ligji parashikonte edhe sanksionin. Nuk e regjistrove në kohë ka penalitet. Ne e dimë që shumë shtetas nuk e kanë respektuar. Ndoshta duhej parë, por jo 5 muaj nga dita e zgjedhjeve.

Lista e zgjedhësve ka edhe vendbanimin. Mbi bazë të kësaj përcaktohet edhe qendra e votimit. Nëse hiqet penaliteti siç e ka bërë PS do të legalizohen të gjitha ato që po shohim. Janë qindra e mijëra të atyre që shkojnë për të marrë një certifikatë dhe ata qe jetojnë në Tiranë apo Durrës e kanë gjetur veten në Himarë. Këto veprime janë vepra penale, dhe janë edhe falsifikim të lisave të zgjedhësve. Nëse unë dua të ndryshoj vendbanimin, shteti nuk ka çfarë bën. Nuk mund që as kryeministri, ministri i brendshëm, të dhënat e OSHEE, apo të dhënat nga administruesit e pallateve nuk mund të përdoren nga shteti, duhet kërkesë e shtetasit?, tha Bylykbashi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga