LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mjekët dhe infermierët të marrin trajtim suplementar nga shteti”/ Meta: Koha për të  vepruar nuk pret

18 Nëntor 2020, 15:42, Aktualitet CNA
“Mjekët dhe infermierët të marrin trajtim suplementar nga

Presidenti Ilir Meta u shpreh se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të rrezikut duhet të mbështeten me trajtim suplementar nga shteti.

Përmes një postimi, Meta shkruan se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme, duke shtuar se koha për veprim nuk pret më.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më?, shkruan Meta./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga