Connect with Us

Gjyqtarja që u sulmua nga Opozita/ Alma Ahmeti pa shtëpi dhe me kredi

Vetingu

Gjyqtarja që u sulmua nga Opozita/ Alma Ahmeti pa shtëpi dhe me kredi

Publikuar

-

Gjyqtarja që u sulmua nga Opozita/ Alma Ahmeti pa shtëpi dhe me kredi

Me 17 korrik 2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtaren e Kukësit Alma Ahmeti.
Kjo e fundit një eksperiencë të shkurtër ka edhe në Gjykatën e Lartë si ndihmëse ligjore.

Gjyqtarja Ahmeti në vitin 2018 është sulmuar nga opozita pas protestës në rrugën e Kombit, për vendosjen e trarit tarifor.
Në prill 2018 trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Alma Ahmeti ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 23 protestuesve, pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës si dhe ka vendosur të lërë në burg 11 prej tyre.

Vendimi nuk u prit mirë në atë kohë nga opozita e cila ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares si dhe kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se drejtësia është kapur nga pushteti i inkriminuar.

Por, gjyqtarja ndaj të cilës opozita lëshoi akuza të forta është emëruar ngai sh-presidenti Bamir Topi në kohën e PD.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Ahmeti rezulton e pastrehë. Ajo nuk ka të deklarruar asnjë lloj patundshmërir. Burimet e të ardhurave gjyqtarja i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Alma Ahmeti.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Gjendje 200 000 lekë.
Të ardhura si studente në Shkollëne Magjistraturës, 40 800 lekë dhe 42 500 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Tiranë, 800 679 lekë.
Të ardhura nga paga ee bashkëshortit, oficer policie në Berat, 876 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare dhe nga raporti i lindjes, 730 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 816 000 lekë.

Viti 2011
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Kukës 819 84 lekë dhe shpërblim 9 000 lekë.

Viti 2012
Depozitë kursimi fëmijës 25 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Kukës, 72 462 lekë dhe shpërblim 18 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Polici Rrugore, 825 06 lekë.
Kredi në shumën 600 000 lekë. Pa shlyer 572 758 lekë.

LEXO EDHE:  Nuk dini si të shfrytëzoni hapësirat boshe të shtëpisë?/ Ja disa ide briliante

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 974 549 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Polici Rrugore, 988 776 lekë.
Kredi në shumën 100 000 lekë. Pa shlyer 863 620 74 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 893 034 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Polici Rrugore, 1 008 543 lekë.
Kredi në shumën 2 000 000 lekë. Pa shlyer 1 988 039 21 lekë.
Overdraft, 180 000 lekë. Pa shlyer 124 981 51 lekë.

Overdraft nga bashkëshorti, 200 000 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë dhe si gjyqtare në Kukës, 333 927 lekë dhe 735 860 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Polici Rrugore, 778 612 lekë.
Kredi bankare 600 000 lekë. Pa shlyer 1 814 328 lekë.
Overdraft 100 000 lekë.
Automjet Peugeot në emër të bashkëshortit me vlerë 2 400 euro.
Bashkëshorti ka shitur automjetin tip Audi, 3 500 euro.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Kukës, 1 232 499 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Polici Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 364 926 lekë dhe 532 768 lekë.
Kredi në shumën 1 800 000 lekë. Pa shlyer 1 581 022 33 lekë.
Overdraft 100 000 lekë. Pa shlyer 59 038 79 lekë.
Bashkëshorti ka shitur automjetin tip Peugeot, 2 200 euro.

Viti 2018
Blerë Smart, 1 300 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Kukës, 1 190 842 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si shef komisariati I pol rrugore, Tiranë, 1 576 554 lekë.
Depozitë bankare në emër të fëmijës, 55 539 65 lekë.
Kredi në shumën 1 800 000 lekë. Pa shlyer 904 640 73 lekë.
Overdraft 100 000 lekë. Pa shlyer 99 792 47 lekë.
Të ardhura kesh të bashëkshortit, 1 000 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Vetingu/ Meta kthen ligjin për rivlerësimin e punonjëve të policisë

LEXO EDHE:  Përballja me KLGJ/ “Peshku i madh” i SPAK-ut, gati mbrojtjen

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Vetingu/ Meta kthen ligjin për rivlerësimin e punonjëve të policisë

LEXO EDHE:  Vetingu/ Meta kthen ligjin për rivlerësimin e punonjëve të policisë

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Përballja me KLGJ/ “Peshku i madh” i SPAK-ut, gati mbrojtjen

LEXO EDHE:  Përballja me KLGJ/ “Peshku i madh” i SPAK-ut, gati mbrojtjen

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: