web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplaset me Golfin dhe përfundon në greminë, plagosen shoferët

18 Nëntor 2020, 15:12, Kronika CNA

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se një makinë tip ?Golf? tentoi të parakalonte një kamion dhe u përplas me të.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kamioni ka përfunduar në greminë, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga