web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Bulqizë/ Humb jetën një tjetër minator

17 Nëntor 2020, 16:03, Kronika CNA

Një minator ka humbur jetën pasditen e sotme në Bulqizë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në minierën e Krastës, për arsye dhe rrethana që nuk bëhen me dije.

Nga informacionet paraprake, raportohet se trupi i pajetë i minatorit është dërguar në morgun e spitalit të Bulqizës.

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë në minierën e Bulqizës humbën jetën edhe dy minatorë të tjerë së bashku me inxhinierin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga