web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E kritikon për shtimin në peshë/ Bebe Rexha revoltohet me ndjekësin: Nuk është puna jote

17 Nëntor 2020, 09:34, Lifestyle CNA

Këngëtarja Bebe Rexha është komentuar gjithnjë në rrjetet sociale për pamjen e saj. Shpesh herë ajo kritikohet për kilogramët e tepërt dhe kjo gjë e shqetëson shumë.

Së fundmi këngëtarja ka komunikuar virtualisht me ndjekësit e saj dhe njëri prej tyre i ka bërë një pyetje që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.

?Je shëndoshur? Pse ke shtuar kaq shumë??, e ka pyetur një ndjekës Beben. ?E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë?, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.

?Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes?, i është përgjigjur Rexha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga