LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata jashtë kontrollit në Berat/ Flet mjekja: Brenda ditës mbi 30 raste, kemi vetëm 19 shtretër

16 Nëntor 2020, 16:37, Lifestyle CNA
Situata jashtë kontrollit në Berat/ Flet mjekja: Brenda ditës mbi

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 602 raste të reja me Covid dhe 8 humbje jete.

Numri rasteve pozitiv nga java në javë po vjen në rritje ndërkohë që vetëm në qarkun e Beratit aktualisht raportohet për 454 raste aktive, duke bërë që situata të dalë jasht kontrollit.

Valbona Papa, shefja e repartit Infektiv, i cili tashmë është kthyer në karantinë, ka ngritur shqetësimin se gjatë ditës vijnë shumë raste, mbi 30 raste, ndërsa spitali ka vëtëm 19 shtretër.

Ajo thotë po ashtu se rastet e rënduar i dërgojnë në Tiranë. Po ashtu Papa e lidh shtimin e rasteve në Berat me faktin se qytetarët nuk kanë kujdes dhe kështu bëhen probleme dhe për shumë të tjerë.

?Spitali Rajonal Berat ka 19 shtretër të cilët funksionojnë për pacientët e prekur nga Covid-19 me stade të ndryshme.

19 shtretër do të thotë që në çdo moment jemi të gufuar si staf i shërbimit infektiv duke trajtuar çdo orë, çdo natë e çdo ditë të gjitha rastet që paraqiten në spitalin rajonal Berat.

Mesatarisht paraqiten 30 vizita ambulatore. Ato janë në gjendje të mesme, të shtruar të mesme, të rënduar në shkallë- stad i parë, dhe të dytë, duke zbatuar rregullat dhe protokollet e ministrisë shëndetësisë.

Pra stadin e parë dhe të dytë me perfomancë të mirë dhe me parametrat e oksimetrisë dhe me shenja të tjera si temperaturë, kollë, etj. reanimimin e bëjmë në spitalin rajonal Berat.

Ndërsa për të prekurit me stadin e tretë dhe të katërt të cilat janë me isuficencë të rënduar respiratore ne i nisim drejt spitalit Covid-1 në Tiranë, sipas urdhrit të ministrisë, pra zbatojmë të gjitha protokollet të cilat kanë ardhur deri më sot?.

Pepa apeloi për qytetarët se sapo shfaqen shenjat e para duhet të vetëkarantinohen, ndërsa nëse kanë simptoma të theksuara u kemi shpjeguar se duhet të marrin numrat që tashme shfaqen në ekranet e TV-së, është shprehur ajo për ABC news./CNA.al

Lajmet e fundit nga