web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga pasuria tek punësimi i vajzës në gjykatë/ A ka përfituar nga KLD, Izet Salaj

15 Nëntor 2020, 12:49, Vetingu CNA

Në muajin Mars të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimin ndaj Gjyqtari të Apelit të Gjirokastrës  Izet Salaj.

Ky i fundit pjesën më të madhe të karrierës e ka të pqëndruar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si inspektor. Në vitin 2016 është transferuar në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.

KLD ka qenë institucioni, tek i cili qytetarët prisnin drejtësi, në kohën që zvarriteshin apo përballeshin me korrupsionin në gjykata.

Mirëpo KLD ku ka inspektuar Salaj ka dështuar ta bëjë këtë punë.

Të paktën sipas Këshillit të Lartë Gjyqësore që në vitin 2019, ka vendosur të hetojë skandalet që kanë bërë ndër vite inspektorët e KLD.

Ende nuk ka rezultate të këtij hetimi nga KLGJ, ndaj priten rezultatet e Vettingun të paktën për ish inspektorin Izet Salaj.

Sipas deklaratave të pasurisë, gjyqtari Salaja duket se po i korr fitimet e punës si inspektor në KLD. Vajza e tij është punësuar si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Ndërsa si burime të ardhurash ai deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes mjeke.

Patundshmëri ai deklaron një shtëpin banimi me sipërfaqe 79m2 me vlerë 4 500 000 euro.  Për të blerë këtë shtëpi ai thotë se ka marrë kredi 37 000 euro, të cilën e ka paguar për tre vite, pas shitjes së shtëpisë në Tepelenë me vlerë 3 900 000 lekë.

Për më tepër po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtari Izet Salaj, sipas të dhënave të ILDKPKI.

Viti 2003

Të ardhura nga puna në KLD, 0,105 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 0,39 milion lekë.

Gjendje kesh në shtëpi, 0,5 milion lekë.

Autoveturë Benz, 0,2 milion  lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi me sip 79 m2 me vlerë 4 500 000 lekë.

Kredi bankare 37 000 euro.

Të ardhura nga puna në KLD,, 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 360 000 lekë.

Viti 2005

Llogari rrjedhëse me 1 228 euro.

Të ardhura nga puna në KLD,, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 341 100 lekë.

Kredi bankare 37 000 euro. Pa shlyer 35 934 02 euro.

Viti 2006

Llogari bankare 870 euro.

Të ardhura nga puna në KLD, 1 364 328 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 360 000 lekë.

Kredi bankare 37 000 euro. Pa shlyer 34 800 euro.

Viti 2007

Shitur shtëpinë në Tepelenë me vlerë 3 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna në KLD, 1 109 772 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 369 648 lekë.

Kredi bankare 37 000 euro. Shlyer.

Kredi nga bashkëshortja, 200 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga puna në KLD, 1 213 260 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 613 500 lekë.

Kredi nga bashkëshortja, 200 000 lekë. Pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga puna në KLD, 1 301 612 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 613 100 lekë.

Kredi nga bashkëshortja, 200 000 lekë. Shlyer,

Viti 2010

Të ardhura nga puna në KLD, 1 243 135 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 658 100 lekë.

Shpenzime për shkollim në privat të vajzës, me vlerë 12 500 lekë në muaj.

Viti 2011

Kursime 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna në KLD, 1 196 388 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 653 100 lekë.

Shpenzime për shkollim në privat të vajzës, me vlerë 12 500 lekë në muaj.

Viti 2012

Shitur Mercedez Benz 240 000 lekë.

Shpenzime për shkollim në privat të vajzës, me vlerë 12 500 lekë në muaj.

Viti 2013

Të ardhura nga puna në KLD, 1 277 794 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 692 568 lekë.

Blerë makina Ford Fiesta me 1 000 euro.

Kredi nga bashkëshortja 130 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga puna në KLD, 1 352 145vlekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 752 756 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si asistent ligjor në një kompani, 25 000 lekë.

Kredi nga bashkëshortja 130 000 lekë. Pa shlyer 10 000 lekë.

Kredi nga bashkëshortja 50 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga puna në KLD dhe nga një trajnim në Hagë 1 424 097 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 671 167 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si asistent ligjor në një kompani, 792 987 lekë dhe 190 500 lekë.

Kredi nga bashkëshortja 50 000 lekë. Pa shlyer, 298 992 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga pagat e prapambetura në KLD 1 475 849 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 646 273 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si asistent ligjor në një kompani, 210 987 lekë.

Kredi nga bashkëshortja 500 000 lekë. Pa shlyer, 47 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga pagat si gjyqtar 1 263 170 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 695 853 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Dhomën e Avokatisë 80 000 lekë.

Kredi nga bashkëshortja 500 000 lekë. Shlyer.

Viti 2018

Bashkëshortja ka blerë autovetirë 250 000 lekë.

Të ardhura nga pagat si gjyqtar 1 373 579 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si mjeke familje, 722 332 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës së sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, 348 582 lekë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga