web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Calhanoglu drejt largimit, agjenti ja ofron Interit ose Juventusit

15 Nëntor 2020, 13:36, Sport CNA

Hakan Çalhanoglu është drejt largimit nga Milani. Futbollistit turk i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende.

Në këtë situatë agjenti i futbollistit ka nisur nga puna të gjejë një skuadër të re për futbollistit, kur të largohte nga Milani. ?Tuttosport? raporton se ai ia ka ofruar Çalhanoglunë Interit dhe Juventusit, për të mos u larguar nga Seria A, ku është përshtatur shumë mirë.

Thuhet se bardhezinjtë janë të favorizuar për të transferuar futbollistin në qershor. Madje ?Zonja e Vjetër? mund të provojë ta afrojë që në merkaton e janarit, ku do të tentojë të fusë në marrëveshje Bernardeskin për të mbërritur te Çalhanoglu.





Lajmet e fundit nga