web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Papunësia dhe pasiguria janë prezent”/ Mediu: Rama shkatërroi ekonominë

14 Nëntor 2020, 12:39, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar, duke shtuar se papunësia, varfëria dhe pasiguria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë.

Gjatë një takimi me strukturat në njësinë 5 në Tiranë, Mediu tha se mbështetja e shtetit ndaj pandemisë është e papërfillshme.

?Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme. Ekonomia dhe biznesi po shkatërrohet dhe qeveria nuk ka ofruar mbështetje reale dhe bizneset po falimentojnë çdo ditë. Shqipëria, e cila kur Rama erdhi në pushtet ishte vend anëtar i NATO-s, liberalizoi vizat dhe ishte afër statusit të vendit kandidat, sot për fatin e keq është mbrapa Serbisë, që ka qenë kundërshtare e Amerikës dhe Europës.

Mediu theksoi se Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është vendosur kundër BE dhe interesit tonë kombëtar.

?Ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë. Ne kemi detyrimin të bashkojmë shqiptarët në Europën e Bashkuar. Më tej, kreu republikan pati edhe një koment për zhvillimet në Kosovë dhe në Serbi.

?Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar. Një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vuçiç dhe Serbisë. Vuçiç kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë. Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër?, tha Mediu. CNA.al/

 





Lajmet e fundit nga