web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dekoratat nuk ta shpëtojnë dot ndërmarrjen nga falimentimi”/ Ramës nuk i del e keqja me Metën

14 Nëntor 2020, 15:32, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ?thumbat? ndaj presidenti Ilir Meta sot nga Vlora, ku i ka përmenduar cështjen e dekoratave.

Rama u shpreh se LSI po falimenton dhe përmes dekoratave kërkon të marrë vota.

“Dhe këtë fjalën dëshmor nuk duhet ta përmendim shumë se na mërzitet likja.

Se kërkon vota se po i falimenton ndërmarrja, bën atë që se ka bërë asnjë mbret asnjë kryeministër president, jep dekorata për njerëz që kanë ndërruar jetë para se të lindte vetë.

Duke dhënë dekorata dallon dikë nga të tjerët, si mund ta dallosh një herë nga tjetri.

O jepja 28 mijëve, o mos i dallo nga të tjerët. Pse qenka Vojo Kushi mjeshtër sporti sipas Likes dhe sqenka Ali Demi se është kaq absurde kjo sa në futi të tërëve në këtë vorbull dhe në këtë smund të dalësh me sukses për ta shpjeguar përveçse të përdorësh dhe humorin, se është bërë për humor kjo punë”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga