web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Artisti s’duhet të ngatërrohet me politikën”/ Djali i Koço Devoles: Iku i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij

10 Nëntor 2020, 10:55, Aktualitet CNA

Djali i aktorit të njohur Koço Devole, Genci Devole ka emocionuar të gjithë ditën e sotme me fjalët kushtuar babait të tij të ndjerë.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.

Për media, nga homazhet që po mbahen në nder të babait të tij, Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm. Ai shtoi se Koço Devole nuk bëri asnjëherë kompromis me politikën, sepse besonte se një artist nuk duhet të ngatërrohet me partitë politike dhe të kujtohet si i tillë.

?Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij?. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.

Kompromisin po. Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s?duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat..

Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt? i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij?, u shpreh Genci Devole për ?News 24?.

 

 





Lajmet e fundit nga