web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit”/ Trump: Morëm 71 milionë vota të ligjshme

8 Nëntor 2020, 10:50, Kosova & Bota CNA

Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pretendon se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit.

Përmes një postimi në Twitter ai deklaroi se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme. Trump i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar zgjedhjet.

Pasi është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor, duke shtuar se vëzhguesit nuk janë lejuar në dhomat e numërimit.

?Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, morëm 71,000,000 vota të ligjshme. Gjëra të këqija kanë ndodhur të cilat vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë!?, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga