LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili/ Nënkryetari i Kryemadhit shtrohet në reanimacion

8 Nëntor 2020, 18:47, Politikë CNA
Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili/ Nënkryetari i Kryemadhit shtrohet

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është infektuar me Covid-19.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se Vasili është shtruar në një spital privat dhe ndodhet në reanimacion.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet se nga është infektuar ish-ministri i Shëndetësisë.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pretendon se Covid-19 nuk ekziston, nënkryetari i saj tashmë po lufton me virusin e padukshëm.

Është vënë re se anëtarët e LSI-së lëvizin pa maska nëpër qytete të ndryshme dhe për këtë gjë është gjobitur dy herë Monika Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga