web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-sekretari i Shtetit Colin Powell uron Biden/ Kam besim se do të jetë një President i shkëlqyer

7 Nëntor 2020, 19:33, Kosova & Bota CNA

Ish-sekretari i Shtetit Colin Powell, ka uruar Joe Biden-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Powell, shprehet se ka besim se Biden do të jetë një President i shkëlqyer që do të na kthejë në rrugën e duhur Amerikën demokratike.

?Unë u entuziazmova dhe u preka kur u njoftova se Joe Biden fitoi fushatën dhe tani është Presidenti i zgjedhur i vendit tonë të dashur.

Ne jemi miq të ngushtë dhe unë e kam njohur dhe kam punuar me të për dekada. Unë dhe familja ime e kemi mbështetur atë gjatë gjithë fushatës së tij.

Joe është një nga burrat më të mirë që unë njoh dhe kam besim se ai do të jetë një President i shkëlqyer që do të na kthejë në rrugën e duhur si amerikanë demokratikë, të dhembshur, liridashës.

Unë jam gjithashtu i bindur se Kamala Harris do të jetë një nënkryetare e jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për të. Bravo, Joe dhe Kamala?, shkruan ai në reagimin e tij në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga