web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Josa: Kukësi s’bëri asgjë me Tiranën, Gega do të korrigjojë shumë gjëra ndaj Partizanit

6 Nëntor 2020, 19:10, Sport CNA

Trajneri i njohur i kampionatit shqiptar Mirel Josa beson se trajneri i Kukësit Skënder Gega do të riparojë problemet për sfidën e së dielës kundër Partizanit. Në një lidhje direkte me emisionin ?Sport News Plus? të ?News 24? , ish-trajneri i Tiranës dhe Skënderbeut theksoi se verilindorët nuk bënë asgjë ndaj bardhebluve në takimin e parë të kampionatit. Për sa i përket Partizanit, Josa shpreson që të kuqtë të kthehen te rezultatet pozitive pavarësisht paraqitjes së fundit me Kastriotin.

?Tirana ? Kukësi ? N.q.s e kapim nga emri, kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e javës. Ishte ndeshja e parë, shyqyr që nisi futbolli. Ekipet kanë pasur kohën e duhur, nuk mund të them se përgatitja e tyre është bërë në kushte normale qoftë Tirana, Kukësi apo ekipet e tjera kanë qenë nga java në javë me programim jo të mirë për të nisur kampionatin. Kështu që, trajnerët dhe stafet kanë pasur vështirëis. Sa i përket ndeshjes, Tirana e zgjidhi ndeshjen shpejt dhe thjesht. Tirana kishte probleme në këtë ndeshje si rezutlat i mungesave. Kukësi kishte ndryshime në përbërje nga ndeshja e fundit në kampionat apo Europë që ka luajtur. Nuk tregoi asgjë Kukësi. Këtë e di më mirë stafi dhe trajneri i Kukësit. Tirana i shfrytëzoi shumë dy goditjet e këndit dhe lojtari maqedonas bëri shumë mirë.

Blerjet ? Ne s?kemi garanci te një merkato që bën një skuadër apo ata lojtarë të rinj do të japin të gjitha mudnësitë për një ndeshje. Normalisht, që Tirana ka bërë ndryshime. Ka pasur probleme me dënimin e Bathës dhe Torasës, që u zëvendësuan nga lojtarët e tjerë. Ai lojtari maqedonas, me sa kam informacion luajti si qendërmbrojtës, por ka pozicion natyral mesfushorin. Nëse je mesfushor në ato pozita nuk je vetëm për të mbrojtur, por dhe për të organizuar lojën. Do ta shohim sa mirë do të bëjë mirë në organizimin e lojës. Ai lojtar në atë pozicion organizon lojën.

Teuta ? Teuta nuk ka pësuar shumë ndryshime. S?mund të flasim për një ndeshje. Teuta duhej të bënte diçka më mirë. Skënderbeu iu përgjigj Teutës, mund ta merrte ndeshjen në fund. Teuta pati problemet e veta. Teuta duhej ta kishte fituar ndeshjen që në fillim. S?mund të them se është nën presion nga kjo ndeshje me Skëndebreun. Varet nga drejtuesit. Skënderbeu i rrit objektivat. Kampionati sapo ka filluar. Me ndeshjet miqësore nuk mund të vendosësh objektiva, vetëm për lojtarët mund të vendosësh para se të nisë kampionati. Mendoj që ndeshja Tirana-Teuta do të jetë një ndeshje që më tepër do të shikojnë se a do të jenë në gjendje të rregullojë vazhdimësinë. Me Tiranën, Teuta ka treguar ndeshjet e tjera ka bërë dhe mirë. Të shohim se sa të grupuar do të jenë lotjarët e Tiranës.

Kukësi-Partizani ? Ia vlen që ndeshja të luhet në Shkodër. Mendoj se do të jetë nëj ndeshje me rivalitet. Pavarësisht humbjes që Partizani pësoi në fund me Kastriotin, kanë pasur kohën e duhur për të krijuar idenë për skuadrën. Kuëksi do të jetë më tepër në presion, sepse në ndeshjen e parë nuk tregoi asgjë, qoftë harmonizimit si ekipit, qoftë dhe lojtarët e rinj se farë mund të bëjnë. Lexova një intervistë që Skënderi tha lojtarët e mi duan të luajnë me topin në këmbë. Kjo është e rëndëioshme. Mendoj do të korrigjojë shumë gjëra.

Partizani ? Nuk mund të themi që ka lënë gjurmë ajo humbje me Kastriotin. Gjurmë do të lërë nëse nuk do të ketë vazhdimësi. Nëse nuk del mirë me Kukësin, do të krijohen problemet. Me Kukësin Partizani nis një kapitull të ri. Mundësitë për të bërë mirë janë. Në sulm, 3 lotjarët i kanë dhën tonin ekipit kanë luajhtur shumë vite. Problemet mu dukën më evidente problemet.

Vllaznia ? I ka hyrë këtij kampionati me shumë ndryshime. Fitoi ndeshjen e parë në kampionat me Apoloninë, por nuk do të thotë se ka bërë ndonjë gjë të madhe. Të shohim si do të shkojë në ndeshjet në vazhdim. Nëse bën mirë më tej, atëherë do të rriten premtimet nga kjo skuadër. Kam besim se ardhja e drejtuesve dhe si do të funksionojnë me stafin teknik. Nuk do të thotë me një ndeshje gjërat shkojnë mirë. Ne nuk kemi durim. Kam shumë besim te kjo skuadër sepse e dashuron futbollin?, u shpreh për ?Sport News Plus? Mirel Josa.





Lajmet e fundit nga