web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Tiranë/ Humb jetën 77-vjeçari që u hodh nga pallati, të dielën doli nga Infektivi

3 Nëntor 2020, 20:39, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen në Tiranë, ku ka humbur jetën një person që dy ditë më parë ishte nxjerrë nga spitali pas kurimit nga Covid-19.

Mësohet se mbrëmjen e sotme ka humbur jetën në spitalin e Traumës 77 vjeçari Hekuran Korça.

Ai u hodh dje nga kati i tretë i banesës ku jetonte në Shkozë dhe u dërgua për mjekim në spital, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Vetëm para një jave, 77 vjeçari kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe u shtrua në spitalin Infektiv, por ditën e dielë ai u la i lirë pasi tamponi i dytë i doli negativ./ CNA.al





Lajmet e fundit nga