web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kisha temperaturë"/ Domgjoni pozitiv me COVID-19: Selmani më sjell luleshtrydhe

2 Nëntor 2020, 15:14, Sport CNA

David Domgjoni është prekur së fundmi nga COVID-19, teksa ndodhet i karantinuar. Këtë fakt e ka zbuluar vetë futbollisti nëpërmjet një lidhje live për emisionin ?Sport Time?.

Kujtojmë që ish-futbollisti i Tiranës dhe Laçit në Superiore, aktualisht është pjesë e Menemesport, ku aktivizohet së bashku me portierin Gentian Selmani, i cili është duke u kujdesur së fundmi për Domgjonin.

?Kishim ndeshje me Boluspor në kampionat, ndjeva dhimbje dhe kisha temperaturë, bëra testet dhe para dy ditësh isha negativ, tani në testin e fundit dola pozitiv.

Nuk kam asnjë shenjë dhe shpresoj që të dal negativ në testin e radhës. Kam vetëm një bllokim hundësh. Selmani kujdeset duke më sjellë ushqime mes tyre dhe luleshtrydhe. Nga tërmeti nuk kemi pasur asnjë dëmtim këtu në zonën tonë, frika ishte normale?, tha Domgjoni.





Lajmet e fundit nga