web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

31 Tetor 2020, 09:57, Kronika CNA

Një makinë ka shpërthyer ditën e sotme në flakë pranë pallatit të sportit ?Ramazan Nalja? në Durrës.

Raportohet se makina është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga informacionet paraprake, raportohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht vëllai i Nishanit nuk ka marrë dëmtime, pasi ka dalë në kohë nga makina.

Dyshohet se shkak i shpërthimit të ketë qenë një defekt me impiantin e gazit. Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbuluar shkaqet e plota të shpërthimit të makinës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga