web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim me tritol pranë shtëpisë së gazetarit në Lezhë/ Filmohet një automjet

30 Tetor 2020, 07:18, Kronika CNA

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë shtëpisë së një gazetari me inicialiet E.N. në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:30 në fshatin Ballder të Lezhës në pjesën e jashtme të shtëpisë ka shpërthyer një sasi e vogël tritol, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë një automjet është filmuar nga një kamer sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vënë lëndën plasese dhe më pas është larguar.

 

 

 





Lajmet e fundit nga