web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U futën për të punur në minierë/ Inxhinieri dhe dy punëtorë në Dibër humbin kontaktet me familjarët

28 Tetor 2020, 21:22, Kronika CNA

Një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre pasi janë future për të punuar në galeri.

Policia e Dibrës bën me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të kenë mbëtur të bllokuar.

“Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën ?Balgjaj?, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve”, thuhet në njoftimin e galerisë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga