web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Milani, ylli i skuadrës dhe Hauge rezultojnë pozitivë me COVID para sfidës ndaj Romës

26 Tetor 2020, 11:09, Sport CNA

Milan ka marrë një lajm shumë të keq pak para ndeshjes ndaj Romës në kampionat. Klubi kuqezi ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare, se portieri Xhanluixhi Donaruma dhe Jen Hauge kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme. Kjo goditje për ?Djallin? vjen në një moment shumë të mirë që po kalonte skuadra, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë maksimumin e pikëve.

Më e rëndësishme do të jetë mungesa e Donarumës, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve dhe një siguri në portë.





Lajmet e fundit nga