web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë orë në Komisariat/ Ndocaj: Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend!

23 Tetor 2020, 16:09, Aktualitet CNA

Pasi u lirua nga Komisariati, ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu.

Ish deputeti është shprehur se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit.

“Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t’i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian”, tha Ndocaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga