web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani paralajmëron Ramën/ PD do ju dërrmojë në zgjedhje, do tronditet thellë sistemi

21 Tetor 2020, 21:25, Politikë CNA

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka paralajmëruar se sistemi do të pësojë një tronditje të thellë më 25 prill.

Nishani tha në emisionin ?Arena? në Ora News, se PD është e përgatitur për të sjellë rrotacion politik, ndërsa pretendon se do t?i dërrmojë socialistët në zgjedhjet paralamentare.

?Interesat kanë ndryshuar dhe mendojnë shumë më ndryshe. Pavarësisht gjithë risive që kanë ndodhur, për mua është e pamjaftueshme për të bindur njerëzit se nuk do të ketë vetëm një rrotacion të thjeshtë, por ne do të sjellim një tronditje të thellë të sistemit.

Ne besojmë se PD është përgatitur për ë sjellë disa risi që mendohet se do ta bindin qytetarin shqiptar se PD-ja do të sjellë diçka ndryshe jo një zvarritje tjetër. Ne mendojmë se Rilindjen do ta dërrmojmë në zgjedhje. Kështu do t?i shërbejmë jo vetëm Rilindjes, por edhe gjithë Shqipërisë?, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga