web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta para ministrisë së Jashtme/ Procedohet penalisht Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Boiken Abazi

20 Tetor 2020, 11:11, Politikë CNA

Policia e Tiranës ka proceduar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ish-deputeten Mesila Doda dhe përfaqësuesin e Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm.

Mëngjesin e sotëm ata u grumbulluan përpara Ministrisë së Jashtme, duke kundështruar vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias. Protesta u shoqërua me përplasje me uniformat blu ndërsa 18 persona u shoqëruan nga policia.

?Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.
Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga