Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjyqtarë të pasur si në Shqipëri, zor se gjen në ndonjë vend tjetër të botës. Në një shtet normal, demokratik e të ligjshëm, pjesa më e madhe e gjyqtarëve sot duhej të ishin në burg dhe t?u merrej pasuria.
Vettingu ka shkarkuar disa prej atyre, por ata sërish nuk kanë dalë nga streha e drejtësisë, pasi janë shndërruar në avokatë.
Gjatë shfletimit të deklaratave të pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Faktit Bedri Qori, duket i çuditshëm fakti se si i shton llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme e të luajtshme.
Madje merr dhuratë dhe një pronë të tërë në Sarandë, një truall më sipërfaqe 500 m2 dhe karabina 110 m2.
Kamionë, lokale, garazh, makina që ndërron shpesh, janë disa pasuri që disponon gjyqtari.
Të bëhen vallë këto pasuri vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes? Këtë përgjigje mbetet ta japë Vettingu.
Për më tepër rezulton që edhe fëmijët i shkollon në Amerikë dhe as kjo gjë nuk bëhet pa para.
Gjyqtari Qori, nga pasuria që ka deklaruar njeh vetëm euro e dollarë. Madje mbi 20 000 euro ai i mban cash në shtëpi.
Ajo çfarë vërehet është se në vitin 2018, gjyqtari deklaron se e ka mbyllur lokalin që e kishte vënë në emër të bashkëshortes. Në fakt që kur nisi Vettingu, gjyqtarë dhe prokurorë nxituan të shisnin pasuritë e patundshme apo t?ju ndërronin pronësinë.
Kujtomë se gjyqtari Bedri Qori, është padisur në vitin 2018, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, nga Pavllo Mihali, pasi me vendim gjykate u liruan tre nga katër të dyshuarit si vrasës të të birit, Marvi Mihali.
Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Bedri Qori
Vitit 2003
Ap Banimi me sip 85 m2, me vlerë 3 milion lekë.
Garazh i kthyer në local me vlerë 1.6 milion lekë.
Autoveturë, mercedez Benz, 0.25 milion lekë.
Kamion me vlerë 0.4 milion lekë.
Letra me vlerë, 0,1 milion lekë.
Cash në banesë, 0,5 milion lekë.
Viza cart, 2 000 dollarë.
Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 0,75 million lekë.
Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 0,35 million lekë.
Detyrim financiar ndaj vëllai, 0,4 million lekë.
Viti 2004
Autoveturë Ford Fiesta, 300 000 lekë.
Llogari bankare 1 000 euro.
Llogari bankare 1 000 dollarë.
Cash në banesë 9 000 dollarë.
Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 850 000 lekë.
Të ardhura nga puna me kamionët dhe lokalet, 1 300 000 lekë.
Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.
Viti 2005
Depozitë bankare, 9 000 dollarë.
Tërhequr dhe mbylluar llogaria bankare shumat 772 dollarë dhe 5 0000 euro.
Shitur autovetura Benz Mercedez në shumën 250 000 lekë.
Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 850 000 lekë.
Të ardhura nga puna me kamionët dhe lokalet, 500 000 lekë.
Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.
Viti 2006
Shitur kamioni 1 000 000 lekë.
Tërhequr shuma 9 000 dollarë.
Blerë një pjesë lokali, 7 500 dollarë.
Depozitë bankare, 5 500 euro.
Gjendje cash në banesë, 7 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 873 000 lekë.
Të ardhura nga lokalet në bashkëpronësi, 250 dollarë.
Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.
Viti 2007
Blerë garazh në Tiranë, me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhurat nga lokali shfrytëzuar për biznes të vogël, 1.5 milion lekë.
Shtuar depozita bankate 11 500 euro.
Gjendje cash në banesë, 7 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga e Merita Qorit në një firmë private, 200 000 lekë.
Të ardhura nga lokalet, 1,5 milion lekë.
Interesa bankare 300 euro.
Viti 2008
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.6 milion lekë.
Shtuar depozita bankare, 3 000 euro dhe interesa 1000 euro.
Shtuar depozita bankare 7 000 euro dhe 450 dollarë amerikan, interest 130 euro.
Shtuar gjendja cash me 3 000 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.7 milion lekë.
Shtuar depozita bankare 5 400 euro dhe 14 000 dollarë amerikan.
Tërhequr shuma 10 000 euro.
Blerë Mercedez Benz në emër të bashkëshortes, 600 000 lekë.
Shitur makina For Fiesta e bashkëhortes, 400 000 lekë.
Shtuar gjendja cash me 6 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e Merita Qoritnë Agjencinë e trajtimit të Kredive, 400 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.8 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 900 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 600 000 lekë.
Shtuar llogaritë bankare me 2 000 euro, 1 700 dollarë, 10 000 euro, 12 000 dollarë dhe 10 000 euro.
Tërhequr shumat nga llogari të ndryshme, 5 500 euro, 6 000 dollarë, 2 000 dollarë, 9 000 dollarë, 10 000 euro dhe 50 000 lekë.
Interesa bankare, 100 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.6 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 600 000 lekë.
Shtuar llogaritë bankare me 2 100 dollarë dhe 4000 euro.
Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 500 dollarë.
Tërhequr 1 350 euro dhe 200 dollarë.
Shitur automjeti Mercedez Benz, 600 000 lekë.
Dhuruar pasuri e paluajtshme, truall 500 m2 dhe karabina 110 m2 në Sarandë.
Viti 2012
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.5 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 650 000 lekë.
Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 7 500 dollarë.
Tërhequr shumat 7 000 dollarë dhe 8 000 dollarë.
Shtuar llogaritë bankare me 2 700 dollarë, 5 000 dollarë, 3 000 dollarë, 3 500 dollarë dhe 8 000 dollarë.
Transferuar vajzës 500 dollarë
Transfertë që nuk dihet se kujt 1 500 dollarë.
Blerë Mercedex Benz, 1 500 000 lekë.
Interesa bankare 100 000 lekë.
Gjendje cash 18 000 euro.
Viti 2013
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.3 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 650 000 lekë.
Shtuar llogaritë bankare me 3 000 dollarë, 7 000 dollarë, 6 000 dollarë dhe 2140 dollarë.
Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 100 dollarë.
Tërhequr shuma 6 000 dollarë.
Interesa bankare 50 000 lekë.
Gjendje cash 10 000 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 685 000 lekë.
Shtuar llogaritë bankare me 9 500 dollarë, 3 100 dollarë dhe 104 000 lekë.
Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 500 dollarë.
Tërhequr nga llogari të ndryshme, 1 900 dollarë, 3100 dollarë dhe 5 416 euro.
Interesa bankare 50 000 lekë.
Gjendje cash 10 000 euro.
Viti 2015
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 685 000 lekë.
Të ardhura nga punae Denisa Qorit, 6 000 dollarë.
Shtuar 18 200 dollarë.
Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA, 18 100 dollarë.
Interesa bankare 50 000 lekë.
Llogari bankare e Denisa Qorit, 4 500 dollarë.
Të ardhura të Denisa Qorit nga puna për një kërkim shkencor, 6 000 dollarë.
Viti 2016
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 700 000 lekë.
Shtuar 4 400 dollarë.
Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA, 4 350 dollarë.
Interesa bankare 50 000 lekë.
LLogari bankare e Egla Qorit, 1 202 dollarë.
Llogari bankare e Denisa Qorit, shtuar me 4 400 dollarë.
Llogari bankare e Denisa Qorit dhe bashkëshortit të saj, 10 292 dollarë.
Të ardhura të Denisa Qorit nga puna për një kërkim shkencor, 22 500 dollarë.
Denisa Qori, të ardhura nga bursa nga një universitet në Filadelfia, 51 309 dollarë.
Viti 2017
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 620 000 lekë.
Shtuar 9 000 dollarë.
Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA, 9 000 dollarë.
Interesa bankare 50 000 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 0,6 milion lekë dhe e ka mbyllur aktivitetin.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 900 000 lekë.
Shtuar 5 050 dollarë.
Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA, 5 050 dollarë.
Interesa bankare 30 000 lekë./CNA.al
Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Gjyqtari Besnik Hoxha, i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiran...
Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës m...
Gjyqtarja Ardjana Beraj, njihet si gjyqtarja e “21 Janarit”,...
Çuditë e drejtësisë shqiptare nuk kanë fund. Shkarkohen, rie...
Prokurorja Elsa Miha e ka nisur karrierën në Berat për tu zh...
Sistemi i drejtësisë është i mbushur me njerëz që nuk dinë t...
Vettingu do të kalojë nëpër duar edhe dosje që kanë pasur nd...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë...
Prokurorja Deniona Katro ka hyrë në systemin e drejtësisë si...
Në sistemin e drejtësisë, nuk ka vetëm prokurorë dhe gjyqtar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë, Arben Ko...
Me dy standarte ose jo, i politizuar ose jo, Vettingu deri d...
Prokurori i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, Elio ...
Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bre...
Në muajin Mars të këtij viti, disa organizatat për mbrojtjen...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Alma Kodraliu, ësh...
Në Qershor të këtij viti, prokurorja Armida Hamiti (Moçka) u...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...