Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sistemi i drejtësisë është i mbushur me njerëz që nuk dinë të shkruajnë por që kanë një pasuri marramendëse.
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Afërdita Maho, duket se i përket kësaj kategorie.
Qëllimisht ose jo deklaratat e pasurisë së gjyqtares Maho, në disa janë të palexueshme. Diku i ka mbaruar stilolapsi, diku ka zhgarravitur dhe për pasojë nuk lexohet çfarë ka deklaruar. Nuk dihet nëse kanë arritur të sqarohen inspektorët e ILDKPKI-së.
Për gjyqtaren Maho, mirë që është shpikur makina e shkrimit dhe kompjuteri se ndryshe mund të merrte në qafë njerëz të tërë me vendimet që ajo lëshon.
Kur vjen puna tek pasuria, gjyqtarja nuk shfaqet e varfër si në shkrim.
CNA.al ka zbardhur deklaratat e pasurisë së saj, pjesën që është e lexueshme dhe e kuptueshme nga viti 2003 deri në vitin 2019, nga Korça në Tiranë, vende ku ajo ka punuar.
Në vitin 2003, ajo deklaronte një apartament me sipërfaqe 37 m2, përfituar nga trashëgimia dhe një depozitë bankare, 0.7 milion lekë.
Nga viti 2005 dhe tutje pasuria e saj është shtuar vrullshëm edhe nga të ardhurat e ?çmendura? të bashkëshortit.
Maho ndër të tjera ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 52.2 m2, 40 000 euro, të ardhura që merr nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan, në shumën 4800 në vit.
Gjithashtu ajo ka deklaruar të ardhura që merr nga qiraja e një tjetër apartamenti në shumën 360 000 lekë në vit, ndërkohë që është zhvendosur në Amerikë.
Ndër vite, bashkëshorti deklaron se ka dhënë borxhe disa shuma, por nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej.
Bashkëshorti Besnik Maho, ish-drejtor i Agjensisë të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, shkarkuar me ceremoni nga ish kryeministri Sali Berisha, me një vendim qeverie, jo me lirim por me shkarkim nga detyra. Në tërësi ka një mjegull në të ardhurat që gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj, Besnik Maho i cili punoi edhe si ish-këshillitar në Ministrinë e Drejtësisë me zonjën Etildas Gjonaj. Nga zytar i PD në këshilltar i Rilindjes.
Për më shumë detaje po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Maho, mbi të cilat do të hedhë dritë edhe Vettingu.
Viti 2003
Ap. me sip.37 m2, përfituar nga trashëgimia.
Depozitë bankare, 0.7 milion lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, 0,028 million lekë.
Të ardhura nga pensioni,0,014.4 lekë.
Viti 2004
Dy depozita bankare por që nuk lexohet sasai e parave, për shkak të shkrimit.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, 770 400 lekë.
Viti 2005
1 dhomë nga ap me sip.13.27 m2, me vlerë 100 000 lekë.
Depozitë bankare, 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 7 680 lekë.
Viti 2006
Sipërmarrje për një shtëpi banimi në Korçë, me sip 125 m2 me vlerë 5 500 000 lekë.
Hapur depozitë bankare me vlerë 200 000 lekë.
Hapur depozitë bankare nga bashkëshorti me vlerë 200 000 lekë. Pa shlyer 166 800 lekë.
Kredi 2 000 000 lekë me afat 5 vjeçar.
Të ardhura nga qiraja e një ambjenti në Tiranë, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 790 000 lekë.
Puna jashtë orarit, 20 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një ambjenti banimi në Tiranë, 120 000 lekë.
Marrë hua 800 000 lekë.
Deklarata qëllimisht apo jo është shkruar në me një shkrim skandaloz, dhe të palexueshëm.
Viti 2007
Prishje e kontratës pë rap e blerë një vit më parë me vlerë 5 500 000 lekë.
Pjesa tjetër e deklaratës së këtij viti, është e palexueshme.
Bashkëshorti ka blerë një ap në Tiranë, për të cilin ka paguar 40 000 euro.
Bashkëshorti deklaron kredi, 40 000 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 4 752. 420 lekë.
Shpërblim para dhe pas lindjes, 3 200 980 lekë.
Shpërblim 28 200 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një dyqani në Tiranë, 5 175 000 lekë.
Pjesa tjetër e deklaratës është e palexueshme.
Bashkëshorti deklaron kursime, 3 000 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i AKKP, 470 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 4 500 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 385 384 lekë.
Shpërblim para dhe pas lindjes, 179 976 lekë.
Ap me sip 36.7 m2, në Tiranë, përfituar nga trashëgimia.
Patundshmëri me sip.3.75 m2, por nuk e thote çfarë është.
Të ardhura nga qiraja e një ap me vlerë 540 000 lekë.
Kredia, 2 000 000 lekë. Shlyer 540 000 lekë (nuk kuptohet se çfarë ka shkruar).
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.
Bashkëshorti ka shitur Benzin me vlerë 250 000 lekë.
Bashkëshorti ka dhënë borxh 400 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 845 726 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një ap me vlerë 540 000 lekë.
Kredia, 2 000 000 lekë. Shlyer 533 000 lekë.
Shpërblim për 8 marsin, 14 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.
Bashkëshorti, kursime, nga të ardhurat, 456 000 lekë.
Bashkëshorti ka dhënë borxh 2 000 000 lekë.
Bashkëshorti, shpenzime për doktoraturën, 70 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 836 159 lekë.
Subjekti deklarues, shpërblim si pedagoge, 236 700 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 540 000 lekë.
Kredia, 2 000 000 lekë e marrë në vitin 2006. Është mbyllur.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.
Bashkëshorti, kursime, nga të ardhurat, 456 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 80 000 lekë.
Viti 2012
Shpërblim nga sigurimet shoqërore për lindjen e fëmijës, 391 310 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 365 499 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 540 000 lekë.
Shpenzime për përditshmëri dhe udhëtimi ne Venecia, në toral 500 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.
Bashkëshorti të ardhura si avokat, 50 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga botimi i një punimi shkencor, 7 000 lekë.
Bashkëshorti ka hapur depozitë bankare, me vlerë 11 500 euro.
Viti 2013
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë dhe ën Gjykatën Administrative, Tiranë, 967 731 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 50 000 lekë në muaj dhe më pas 400 euro në muaj.
Tërhequr nga Fondi i Investimeve, 700 000 lekë.
Shpenzime për përditshmëri dhe 2 udhëtime në Amerikë, 600 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 17 500 euro.
Bashkëshorti të ardhura si avokat, 870 000 lekë.
Bashkëshorti i ka dhënë hua burrit të tezes 100 000 lekë.
Bashkëshorti ka porositur një garazh me vlerë 9 000 euro.
Bashkësshorti ka tërhequr 24 700 euro i ka konvertuar në lekë dhe ka shtuar të ardhura të tjera. Shuma është 5 100 000 lekë.
Bashkëshorti, shpenzime të përditshme dhe dy udhëtime në ShBA, 700 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë, 1 072 960 .
Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 4 800 euro.
Depozitë tek fondi i investimeve me vlerë 722 000 lekë.
Blerë një sip 5.5 m2, shtuar dyqanit me vlerë 550 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 11 400 euro.
Bashkëshorti të ardhura si avokat, 340 000 lekë.
Bashkëshorti ka shitur një tokë që kishte në bashkëpronësi me vlerë 600 000 lekë.
Bashkëshorti, depozite tek fondi i investimeve me vlerë 7 000 000 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga depozitimi në Fondin e Investimeve në Raiffeisen Bank. Ku vlera totale depozitë plus interesa të fituara gjatë 2015 është 722 000 lekë.
Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan 400 Euro në muaj, dhe 4800 në vit, vlerë e derdhur në llogari bankare nga qiramarrësi EUROSIG sh.a.
Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë 30 000 lekë muaji, 360 000 lekë viti, regjim pasuror martesor.
Paga e bashkëshortit zoti Besnik Maho në vlerën 22 922 dollarë neto, nga puna në La Touranine LLC Në total fituar nga kjo kompani biznesi për vitin 2015 është 27 770 dollarë
Të ardhura të bashkëshortit nga shitja e një makinë tip Audi, vlera 700 000 lekë.
Interesa të bashkëshortit, të vitit 2015 nga Fondit të Investimit pranë Raiffeisen Bank vlera 521 000 Lekë.
Bashkëshorti deklaron që ka paguar shumën prej 30 000 lekë në muaj, për një kredi të marrë në Raiffeisen Bank, dhe në total gjatë vitit detyrimi është pakësuar me 360 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron shpenzime për marrjen me qira të një apartamenti në USA ku edhe jeton aktualisht me qira mujore prej 1 081 dollarë.
Bashkëshorti zoti Besnik Maho deklaron blerjen e një makine tip Toyota prodhim i vitit 2002 në shumën 1500 dollarë, dhe të një makine Mitsubishi prodhim i vitit 1996 në shumën 1000 dollarë.
Bashkëshorti deklaron se është shtuar depozita pranë Fondit të Investimit me 700 000 lekë
Pagesa prej 3015 dollarësh e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2015 në Collage of Dupage, Illinois, USA.
Pagesa prej 2200 euro e kryer për udhëtimin me avion drejt ShBA.
Viti 2016
Me 4 nëntor të vitit 2016 është lidhur kontrata e shitlerjes mes shoqërisë shpk si shitës dhe unë e bashkëshorti im si blerës.
Kjo kontratë është lidhur për apartmentin për të cilin kemi lidhur kontratën e sipërmarrjes në vitin 2007.
Apartamenti ka sipërfaqen 52.20 metër katror dhe ndodhet në Tiranë
40 mijë euro ka qenë shuma e dorëzuar që në momentin e lidhjes së kontratës së sipërmarrjes në vitin 2007.
Qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan. Qiraja derdhet nga qiramarrësi EUROSIG sh.a në vlerën 400 euro ne muaj, gjithsej 4800 euro në vit.
Qiraja e apartamentit të banimit e ndodhur në rrugën 30.000 lekë në muaj, gjithsej 360.000 lekë në vit.
Përfitimi nga DRSSH Tiranë për shkak të lindjes së fëmijës 387.569 lekë. Interesat e shumës prej 700.000 lekë të depozituara tek Fondi Investimeve në nëntor të vitit 2016 shuma e depozituar sëbashku me interesat ka arritur në vlerën 823.268 leke+interesat, deri në fund të dhjetorit të vitit 2016. Pagesa e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2016 në College of Dupage, Illinois,USA. $ 4.896.
Deklarata e pasurisë së bashkëshortit Besnik Maho
Fituar 25.957 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna në La Touraine LLC 25.957, në shumën 25.957 dollarë.
Fituar 1.948 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna ne United Parcel Service INC, Addison Chicago 1.948 dollarë.
Hapur një depozitë bankare në Chase Bank në shumën 15.000 dollarë
Fituar 2013 dollarë interes nga depozita bankare Chase Bank 201.3.
Kam dhënë me qira apartamentin e banimit të ndodhur në Tiranë në vlerën 360.000 lekë të reja
Kam mbyllur kredinë që kam marrë, afërsisht 3.100.000 lekë të reja në muajin mars 2016.
Paguar rreth 3.100.000 lekë të reja.
Tërhequr 2.400.000 leke te reja nga Fondi i Investimit për shkak të shlyerjes së kredisë.
Kam paguar qiranë e apartamentit ku banoj aktualisht në USA, në shumën 1 110 dollarë në muaj.
Shuma e ngelur në Fondin e Investimit së bashku me interesat është rreth 6.462.1051ekë të reja.
Hapur një llogari bankare në Chasc Bank në shumën 15.000 dollarë dhe shuma e interesave të fituara $ 201,3.
Viti 2017
Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 4 800 euro.
Të ardhura nga qiraja e një ap banimi, 360 000 lekë.
Interesat e depozitës tek fondi i investimeve, 856 118 lekë.
Pagesë për studimet në USA, 3 568 dollarë.
Blerë në USA, një makinë Toyota, me vlerë 200 dollarë.
Deklarata e pasurisë së bashkëshortit Besnik Maho
Fituar 16 667 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në Sant Pius.
Fituar 9 837 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në Mac Lac, Banquet.
Fituar 700 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në United Parcel Services.
Ka shitur makinën Toyota, 200 dollarë.
Ka blerë makinë, Chevrolet Equinox, 1 000 dollarë.
Biletat e udhëtimit me avion për 5 persona nga USA në Shqipëri 3 173 dollarë.
Pagesë për qiranë e ap. në USA, 1 155 dollarë.
Depozituar në fondin e investimit, 6 724 336 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë, 1 054 140 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan, 4800 euro në vit.
Interesi i depozitës të fondit të investimeve, 908 614 lekë.
Blerë një autoveturë e përdorur Toyota, 307 080 lekë.
Shpenzime për shkollimin e dy fëmijeve, 808 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog, 560 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si këshilltar pranë Ministrisë së Drejtësisë, 219 430 lekë.
Fondi i investimeve të bashkëshortit, 7 136 662 lekë.
Viti 2019
Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë dhe si mentore e kandidatëve për magjistratë, 2 238 022 lekë.
Të ardhura nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan, 4800 euro në vit.
Interesat e shumësn prej 700 000 të depozitura të fondi i investimeve, 911 505 lekë.
Pagesë nga Shkolla e Magjistraturës, 27 033 lekë.
Dieta të zhvilluara për gjyqet jashtë Gjykatës Administrative, 23 900 lekë.
Shpenzime për shkollimin e fëmijëve, 846 000 lekë.
Shpenzime për uhdëtime jashtë shtetit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog në një universitet privat, 123 334 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog në një universitet privat, 75 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, 73 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si këshilltar pranë Ministrisë së Drejtësisë, 1 200 926 lekë.
Fondi i investimeve të bashkëshortit, 7 159 371 lekë me interesa 22 709 lekë.
Bashkëshorti deklaron 220 000 lekë, si trashëgimi nga babai./CNA.al
Vettingu do të kalojë nëpër duar edhe dosje që kanë pasur nd...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë...
Prokurorja Deniona Katro ka hyrë në systemin e drejtësisë si...
Në sistemin e drejtësisë, nuk ka vetëm prokurorë dhe gjyqtar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë, Arben Ko...
Me dy standarte ose jo, i politizuar ose jo, Vettingu deri d...
Prokurori i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, Elio ...
Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bre...
Në muajin Mars të këtij viti, disa organizatat për mbrojtjen...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Alma Kodraliu, ësh...
Në Qershor të këtij viti, prokurorja Armida Hamiti (Moçka) u...
Gjyqtarja Anila Karanxha, ndryshe nga vëllai i saj prokurori...
Prokurorja Daniela Sulaj ishte një ndër tre kandidaturat për...
Gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri ...
Ardian Braho, është prokurori që i mbijetoi akuzës për korru...
Komisioni i Pavarur i Kualifkimit ka konfirmuar në detyrë pr...
Në qershor të këtij viti, Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit...
Prokurorët e Tiranës, janë listuar tashmë nga Komisioni i Pa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...