web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri nuk heq dorë nga inceneratorët/ Rama-Bashës: Po pastrohen haletë gjigante

15 Tetor 2020, 11:15, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha pas akuzave të tij lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.

Rama thotë se e ka ndjekur Bashë sot, ndërsa e pyet se si mund të jetë kaq nostalgjik për plehrat në Tiranë. Kryeministri vazhdon të mbrojë aferën korruptive të inceneratorëve ndërsa thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

?Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat e Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë! Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?! E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!?, shkruan Rama në një postim në Twitter./CNA.al





Lajmet e fundit nga