Bindja Demokratike në koalicion me PS-në?/ Olli: Nuk ka shanse, ja cili është kushti për tu afruar me PD-në
Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Leonard Olli deklaroi so...
Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon një recesion të thellë global në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19, duke theksuar se ekonomitë globale pritet të tkurren me 4.4 për qind.
Duke folur të martën në Forumin Ekonomik Botëror të FMN-së në Boston, ekonomistja e lartë e FMN-së, Gita Gopinath tha se pandemia ka shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe industrive në të gjithë botën.
Ndërsa shumica e ekonomive të botës janë rihapur, duke e shtyrë FMN-në të bëjë ndryshime të vogla në parashikimin e saj të qershorit, zonja Gopinath tha se rritja e rasteve me koronavirus dhe pasiguritë e tjera politike sugjerojnë që rimëkëmbja ekonomike globale do të jetë e ngadaltë dhe e pabarabartë deri në vitin 2021.
Zyrtarja e FMN-së Gopinath tha se qeveritë mund të bëjnë disa gjëra për të shpejtuar rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën. Ajo bëri thirrje për një bashkëpunim shumë më të mirë ndërkombëtar për t’i dhënë fund pandemisë, në drejtim të krijimit dhe ndarjes së trajtimeve dhe vaksinave sapo ato të jenë në dispozicion dhe prodhimin e tyre në shkallë të gjerë.
Ajo theksoi gjithashtu se politikat monetare dhe fiskale kombëtare nuk duhet të jenë tepër të kufizuara. Në mënyrë të veçantë, ajo tha se qeveritë duhet të përqendrohen në ndihmën e drejtpërdrejtë për familjet dhe bizneset.
Në komentet për agjencinë franceze të lajmeve, Gopinath tha se nëse Shtetet e Bashkuara miratojnë një paketë tjetër stimuluese të ngjashme me masën prej 2.2 trilionë dollarësh të miratuar në fillim të këtij viti, ajo do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme ekonominë amerikane, si dhe botën.
Gopinath tha se nëse një paketë e dytë stimuluese nuk miratohet nga Kongresi amerikan, FMN parashikon që ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të rritet me rreth 3.1 për qind vitin e ardhshëm. Por ajo tha se një paketë e dytë financiare do të shtonte rritjen me 0.2 për qind, duke e sjellë ekonominë amerikane përsëri në nivelet para-pandemisë shumë më shpejt.
Ajo tha se një rimëkëmbje e shpejtë nga ekonomia më e madhe në botë do t’i sillte dobi botës, veçanërisht fqinjëve të saj, Meksikës dhe Kanadasë./VOA
Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Leonard Olli deklaroi so...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar me një analizë të...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi mbrëmjen e sot...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar vendi...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar publikisht mbrëmjen e ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigj...
Gazetari Adriatik Doçi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur...
Gazetari dhe analisti Vehap Kola, ka refuzuar mbrëmjen e sot...
Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave ...
Disa ditë më parë, CNA.al raportoi për manipulimin e votimev...
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Ram...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i Grupit ...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje për plotësimin e ve...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në Ilva...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi problemin e n...
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën e Lulzim Bashës l...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e ...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe këshilltarja Ligjore e OP...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...