LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i "mbyll gojën" kritikëve, si qëndron e vërteta

14 Tetor 2020, 06:53, Politikë CNA
Alternativat e reja po përçajnë PD-në?/ Olli i "mbyll

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli i ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre kritikëve, që pretendojnë se Bindja Demokratike, apo alternativat e tjera të reja, po përçajnë Partinë Demokratike.

I ftuar në A2 CNN, Olli risolli në vëmendjen vitin 2017, kur Bindja Demokratike nuk ekzistonte dhe PD në opozitë, mori 230 mijë vota më pak se katër vite më parë.

?Unë poi u bëj një pyetje ju në studio, por edhe të gjithë opinionit.  Në vitin 2017 në rrethana të pasqaruara, lidershipi aktual i PD-së, kur Bindja Demokratike nuk ekzistonte, pësoi një hemorragji. Çfarë ia shkaktoi humbjen e 230 mijë votave PD-së?

Një parti pretenduese për qeverisje në vend që të ketë shansin për të rikuperuar, humbi në mënyrë drastike? Ka qënë faji I aleternativave të reja? Jo. Një parti në opozitë, duhet jo vetëm të tentojë të mbajë elektoratin e saj, por duhet të frymëzojë edhe elektoratin gri?-tha Leonard Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga