web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Korrupsioni një mal me probleme për Shqipërinë

13 Tetor 2020, 09:54, Politikë CNA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur sot për ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ajo tha se Reforma në Drejtësi po ecën hap pas hapi ndërsa theksoi se korrupsioni është një mal me probleme për Shqipërinë. Ambasadorja theksoi se SHBA mbetet e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt korrupsionit duke ofruar pajisje dhe trajnime për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

?Kur shikoj reformë në drejtësi në Shqipëri është një çështje ku duhet të vendosësh një këmbë para tjetrës. Korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri. Kjo është larg një deklarate fitoreje por është një çast për të ndaluar dhe për të festuar. Është pozitive që Shqipëria vazhdon të lfutojë. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të begatë të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Një nga mënyrat për të rrënjosur optimizmin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.

Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni. Qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t?i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve., Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po tregon rezultate. Greco tregoi përparim. Kjo nuk është deklaratë fitore. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë do të ketë fitore në vazhdim. Ambasada e ka bërë plotësimin e SPAK një prioritet. Mbetemi të përfshirë duke ofruar trajnime. Ne presim të shohim më shumë rezultate, të cilat janë të nevojshme për ju dhe të ardhmen tuaj. Jemi krenarë që jemi krah jush?, tha Yuri Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga