web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk më intereson nëse nuk iu pëlqen”/ Loredana sapo pranoi se do të jetë gjithnjë pranë Mozzik

13 Tetor 2020, 14:44, Lifestyle CNA

Historia e Loredana Zefit dhe Mozzik është kthyer në qendër të vëmednjes sërish pasi dyshja u kapën mat në një dyqan në Gjermani. Menjëherë nisën aludimet se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer sërish bashkë pas pothuajse një vit të ndarë.

Së fundi Loredana ka vizituar dhe Kosovën dhe në rrjetet sociale qarkulluan foto ku shihej se Mozzik e kishte pritur reperen në aeroport.

Së fundmi, një postim i Loredanës në Instastory ka marrë vëmendjen, pasi ka shpërndarë deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç?ndodh.

?Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes, ose i ndodh diçka nuk do e rrisësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të?, shkruhet në post./ CNA.al





Lajmet e fundit nga