web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfol se e dhunoi i shoqi/ Rrëfehet Anita Haradinaj: Ramushi ka 17 vjet që më "rreh me dashuri"

12 Tetor 2020, 11:42, Sociale CNA

Spikerja e njohur shqiptare, Anita Haradinaj ka qenë në qendër në mediavepasi kohët e fundit u përfol se bashkëshorti, Ramush Haradinaj kishte ushtruar dhunë.
Mirëpo, në një rrëfim për ABC Neës, ajo i mohoi zërat, duke u shprehur se bashkëshorti ka 17 vite që e ?rreh me dashuri?.

?Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ?, deklaroi ajo.

Sot ajo feston ditëlindjen e saj të 40-të dhe ka publikuar në Instagram disa foto të urimeve nga personat më të dashur duke i falënderuar me fjalë të ëmbla.
Nuk ka munguar edhe urimi i Ramushit, i cili i ka dhuruar një tufë me lule dhe ka shkruar në ?Facebook?: ?Anita sot, urime gjithmonë!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga