web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po rregullonte antenën/ Bie nga tarraca e pallatit dhe humb jetën një person në Pogradec

6 Tetor 2020, 14:25, Kronika CNA

Një person është rëzuar nga tarraca e pallatit pak momente më parë në Pogradec.

Nga informacionet paraprake, raportohet se viktima ishte duke rregulluar antenën në tarracën e pallatit në momentin që është rrëzuar aksidentalisht.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur banorët e lagjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga