web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj tregon përplasjet me Bashën: Më thoshte s'është puna jote

5 Tetor 2020, 16:04, Politikë CNA

Ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit.

Veliaj tha se ai dhe të gjithë demokratët e Beratit janë të zgënjyer nga Basha, ndërsa theksoi se ai ka bërë shumë për PD-në gjatë këtyre viteve.

?Nuk jam i zhgënjyer vetëm unë, por të gjithë demokratët e Beratit, të gjithë ata që kanë shpresë se vendi do të bëhet më mirë. Megjithatë, unë gjithmonë jam ndjerë deputetë, nuk më ka bërë karrigia deputetë. Më herët si biznesmen kam ndimuar persona me aftësi ndryshi, persona në nevojë. Më bën zemra dhe ndjenja ime të jem deputetë, jo karrigia. Unë jam kontribues në PD gjithë këto vite?, u shpreh ai në Report Tv.

Ish-deputeti deklaroi se me kryetarin e opozitës nuk ka pasur kontakte, pasi pretendon se e ka kritikuar gjithmonë kur janë shkelur parimet.

Veliaj ka treguar edhe përplasjet që ka pasur me Bashën për kapjen e bazës nga njerëz meskinë, ndërsa rrëfeu se ky i fundit i ka thënë se nuk është puna e tij.

?Unë me Bashën nuk kam pasur kontakt as para as mbrapa. Raportohet kanë qenë herë të afërta herë të largëta. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj tij, kur shkelte parimet. Kam qenë pjesë e debatit ne grupin parlamentar. Kam qenë kritik për kapjen e bazës nga njerëz meskinë. Dhe Basha më thoshte s’është puna jote. Mos u merr me atë punë ti. Pandëshkueshëmria e liderit ndaj këtyre njerëzve ka sjellë këtë situatë. Nuk mendoj që Basha është i painformuar për çfarëdo ka ndodhur, por pamundësia e tij për të vepruar e ka sjellë këtë situatë. Basha është njeri perëndimor, i kultivuar jashtë, është temperuar shumë gjatë këtyre viteve, por i mungon kurajo për të luftuar pandershmërinë. Të paktën të marrë modelin e Kosovës ose Maqedonisë, kryetari i partisë të delegojë kryeministrin?, nënvizoi ish-deputeti biznesmen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga