web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

5 Tetor 2020, 11:32, Politikë CNA

Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se 15 deputetë kanë votuar kundër dhe 5 abstenim. Kujtojmë këtu se për t’u miratuar duheshin vetëm 84 vota. Gjate këtij procesi, është votuar me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë.

Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik. Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike./CNA.al





Lajmet e fundit nga