web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kërkojmë gjakun dhe djersën tonë”, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Na vjen zor të shkojmë në shtëpi

5 Tetor 2020, 19:31, Sociale CNA

Xhevit Agalliu është një nga punonjësit më të vjetër të uzinës i cili u detyrua të futej në grevë urie, si e vetmja rrugë e mbetur për të kërkuar pagat e prapambetura.

?Unë kam 34 vjet që punoj në uzinën e përpunimit të Naftës në Ballsh.Kam punuar me shpirt me gjak, jam sakatuar. Betë e di shpirti im, dhe prandaj ndodhen këto bashke me shokët për të kërkuar gjakun dhe djersën që  kam dhënë në këtë uzinë. Ne jemi të helmuar.?, thotë ai.

Edhe bashkëshortja e tij ka punuar dikur në këtë uzinë, por për shkak të sëmundjeve të shumta nga kimikatet ajo ndërroi jetë, dhe tani Xhevitit i duhet të kujdeset për 2 fëmijët jetimë.

?Duan lekë fëmijët. Shkon burri në shtëpi dhe nuk çon bukë në shtëpi. E kupton, që mos të çosh bukë në shtëpi? Nga kjo uzinë këtu kam humbur bashkëshorten. Jam vetëm tani. Fëmijët janë në shkollë. Çfarë do t?u jap tani. Nuk shkoj dot në shtëpi se më vjen zor?, tha ai.

Si ai janë edhe të tjerë që kanë më shumë se dy vite pa u paguar.

“Pagat kemi 25 muaj pa i marrë. 11 muaj po bëjmë tani që nga shtatori nga ikja e kompanisë Tosk Energy. Këtu s?ka drejtori, thonë që t?ia kërkojmë privatit, kompanisë. Ne përveç shtetit nuk njohim asnjë tjetër?,  tha Taulant Yzeiri, naftëtar.

?Nuk dimë ku të drejtohemi tjetër vend veçse tek shteti. T?i lutemi Zotit, ma merr mendja se nuk ka çfarë të bëj as ai. Njerëzit janë midis dy zjarreve; të shkojnë në shtëpi, familjarët dhe kalamajt u kërkojnë nbukë, të dalin pazarit i kapin tregtarët për xhakete për të shlyer borxhet që kanë mbushur listat?, u shpreh  naftëtari, Eduard Haxhiaj.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit Sokol Dautaj shprehet se ky është një problem i mbartur prej vitesh, ku kompani të ndryshme e shfrytëzojnë uzinën dhe më pas largohen duke mos paguar punëtorët.

?Kjo histori ka filluar në vitin 2015. Problematika ka qenë e mbartur ndër vite. Ata kanë lënë pa paguar një seri pagash në vite të ndryshme”, tha ai.

Sipas Dautajt, megjithëse ka një vendim gjykate të formës së prerë për të përfituar disa paga të prapambetura, sërish përmbarimi nuk e zbaton.

?Edhe pse gjyqi është i fituar për 13 paga, nuk jepet zgjidhje. Ka kaluar çështja në përmbarim dhe nuk e merr njeri përsipër?, tha ai.

I vetmi njeri që mund ti japë zgjidhje situatës është kryeministri, pasi edhe Ministria e Energjetikes dështoi ta zgjidhte çështjen e naftëtarëve shprehet Dautaj.

?Kryeministri ka të gjithë instancat e duhura, ndaj është i pari i vendit, që të paktën të ushtrojë presionin e vet që të zbatohet rruga ligjore. E dyta, t?i japë zgjidhje rafinerisë?, tha ai

Naftëtarët thonë se këtë hera greva e urisë nuk do të ndalet deri në sakrificën e fundit, deri sa problem i tyre të marrë një zgjidhje.

?Djersën dhe gjakun tim, asgjë më tepër. Grevën e urisë do të vazhdojmë deri në flijim?, thonë naftëtarët./euronws





Lajmet e fundit nga