web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do ishte surpriza e merkatos, ja me cilin ekip të Superiores negocioi Enis Gavazaj

5 Tetor 2020, 08:14, Sport CNA

Vllaznia e mbylli merkaton me 16 blerje, e megjithatë në minutat e fundit ka tentuar që të bëjë edhe një goditje finale. Klubi ka negociuar me Enis Gavazajn, por nuk e bindën dot anësorin që pak ditë më parë u largua prej Kukësit.

Ka qenë vetë Alban Xhaferi që është munduar që ta joshë kosovarin, por nuk ia ka dalë. Këtë gjë e lajmëroi edhe vetë sponsori në një studio televizive, por pa zbuluar ermin e lojtarit. Lojtari ka shprehur dëshirën që të luajë jashtë Shqipërisë dhe mediat kosovare raportojnë se ai është shumë pranë transferimit te Prishtina.

Me tregun e transferimeve që është mbyllur më 2 tetor, tashmë kuqebluve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përqendrohen tek organika që kanë në dispozicion.





Lajmet e fundit nga