web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmues nga futbolli i sallës, Bylisi prezanton afrimin e radhës në merkato

4 Tetor 2020, 19:41, Sport CNA

Skuadra e Bylisit ka prezantuar sot afrimin më të fundit, sulmuesin që shpreson të plotësojë boshllëkun e lënë nga Saliu Guindo, i cili u largua në muajin maj nga ekipi i Dovedan. Që atëherë ballshiotët kanë qenë vazhdimisht në kërkim të një sulmuesi dhe mendojnë se e kanë gjetur në SHBA.

Kudus Lauall, nigeriani i cili ka dalë nga kolegjet në SHBA, është bërë pjesë e ballshiotëve, me të cilët shpreson që të bëhet një emër i njohur, pasi nuk ia doli në SHBA edhe pse provoi atje shumë eksperienca të ndryshme në skuadra kryesisht të niveleve të ulta. Fakti se nuk arriti të gjente një skuadër që të luante rregullisht, e shtyu Lauall që të firmoste në vitin 2019 për ekipin e St. Luis Ambush, i cila luan futboll në salla të mbyllura dhe u aktivizua me të për 5 ndeshje.

Nga ajo eksperiencë provoi të kalonte te San Diego Lojal, por luajti vetëm një ndeshje me fanellën e saj, në muajin mars. Që atëherë, nuk ka zbritur në fushën e lojës dhe nuk dihet se kur do të jetë gati për ballshiotët, me të cilët ka firmosur për dy vitet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga