web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër Parlamenti voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Vasili: Rama anti perëndim, s’ka hapje negociatash

4 Tetor 2020, 14:36, Politikë CNA

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, njëkohësisht përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Këshillit Politik, ka dalë në një deklaratë për mediat së bashku me Oerd Bylykbashin e PD.

Vasili tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që pritet të votohen nesër në Parlament, janë përgjegjësi shumë e rëndë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, këto ndryshime do të sjellin mbylljen e negociatave me BE-në.

?Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit.

Sot ky integrim ka vetëm një armik, ka vetëm një instrument politik, që është Rilindja, ka dhe të njëjtin person konstant në vite që shfaqet në momentin kur ky integrim duhet të ecë përpara, që ta pengojë me çdo kusht. Pra axhenda e e Edi Ramës është anti perëndim, anti NATO dhe është e drejtuar në një drejtim krejtësisht negativ, të pa njohur, drejt realiteteve informale, drejt informaliteteve të ngarkuara me pisllëk politik, por që janë e kundërta e asaj që shqiptarët kanë kërkuar, kërkojnë e për të cilën luftojnë?, theksoi Vasili./ CNA.al





Lajmet e fundit nga