web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Etilda Gjonaj fut “nën sqetull” noteren falsifikatore

1 Tetor 2020, 13:04, Politikë CNA

Prej gati dy muajsh CNA.al ka denoncuar një skandal faksifikimi, të kryer në zyren e noteres Violeta Sulkaj, në vitin 2015.

Investigimi i CNA.al ka zbuluar se në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.(Lexo këtu)

Bëhet fjalë për një skandal me blerjen e një pasurie me vlerë tregu 500 milionë lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.

CNA.al e ka referuar këtë skandal pranë dikasterit të Etilda Gjonajt, sikundër edhe ka bërë thirrje që ministrja të reagojë publikisht, por çështja është anashkaluar.

Burime për CNA.al nga ministria e Drejtësisë thanë se ndaj noteres ka nisur një hetim administrative, por ndërkohë që po bëhen dy muaj nga publikimi i këtij skandali, ende nuk ka asnjë reagim apo qëndrim publik nga ministrja Gjonaj.

Bazuar në ligjin për Noterinë, ministria e Drejtësisë duhet të ngrejë komisionin që duhet të hetojë noteren, e cila ka kryer një vepër penale vite më parë, dhe i takon këtij komisioni të vendosë për fatin e licencës së saj.

Por, mesa duket ministrja Gjonaj ka vendosur të marrë ?nën sqetull? noteren Violeta Sulkaj dhe nuk ka marrë asnjë masë, edhe pse faktet janë të pakontesueshme. Sepse në datat e firmosjes së kontratës,  Natali Blushi ndodhej jashtë vendit, provuar kjo nga gjurmimi në sistemin TIMS.

Tashmë, ministrja e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj duhet të dalin e të sqarojnë hapat që do hedhin në lidhje me skandalin e noteres, Violeta Sulkaj./ CNA.al

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronën 500 milionëshe të Blushit

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Etilda Gjonaj përballë faktit/ Pse po hesht për firmën e falsifikuar në pronën e Blushit





Lajmet e fundit nga