LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Etilda Gjonaj përballë faktit/ Pse po hesht për firmën e falsifikuar në pronën e Blushit

16 Gusht 2020, 10:47, Denoncim CNA
Etilda Gjonaj përballë faktit/ Pse po hesht për firmën e

Ministria e Drejtësisë është vënë përballë provave me falsifikimin e firmës së vajzës së Ben Blushit në vitin 2015, në zyrën e noteres Violeta Sulkaj.

Investigimi i CNA.al ka zbuluar se në prani të noteres Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 janë përpiluar dhe firmosur 2  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër, asokohe vetëm 20 vjeç.

Bëhet fjalë për një skandal me blerjen e një pasurie me vlerë tregu 500 mln lekë në qendër të Korçës, në emër të vajzës së Ben Blushit, shkruar në kontratën e shitjes vetëm 30 mijë euro.

CNA.al e ka referuar këtë skandal pranë dikasterit të Etilda Gjonajt, sikundër edhe ka bërë thirrje që ministrja të reagojë publikisht, por çështja është anashkaluar.

Bazuar në ligjin për Noterinë, ministria e Drejtësisë duhet të ngrejë komisionin që duhet të hetojë noteren, e cila ka kryer një vepër penale vite më parë, dhe i takon këtij komisioni të vendosë për fatin e licencës së saj.

Një hap para Gjonajt ka qenë, Dhoma e Noterëve, kryetarja e së cilës,  i tha CNA.al se çështja do të referohet në Dhomën e Disiplinës, por me gjasë duhet të kalojë kohë, pasi bordi i kësaj Dhome është i paplotësuar me anëtarë. Kryetarja Mimoza Sadushi deklaroi se nuk mund të firmosen kontrata të tilla pa praninë e të gjithë personave. Pra, ajo theksoi se palët duhet të jenë tek noteri në momentin e firmosjes.

Firma e falsifikuar është fakt i pakontestueshëm sepse në datat e firmosjes së kontratës,  Natali Blushi ndodhej jashtë vendit, provuar kjo nga gjurmimi në sistemin TIMS. Tashmë, ministrja e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj duhet të dalin e të sqarojnë hapat që do hedhin në lidhje me skandalin e noteres, Violeta Sulkaj.

Sa i përket pjesës tjetër, se kush imponoi transaksionin në këtë formë, Ben Blushi, noterja apo bashkëshortja e Benit; ministrja mund të frenohet, pasi,  kjo i takon Prokurorisë, e cila i ka provat; sistemin TIMS dhe aktin e shit-blerjes.

A është njohur ministrja me skandalin?

Denoncimi i bërë në CNA.al me falsifikimin e firmës së Natali Blushit, u pasua me dorëheqjen e nënës së kësaj të fundit, Eva Blushi nga detyra e noteres.

Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tiranë ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit, dhe për këtë e ka vënë në dijeni ministren me anë të një letre, çka detyrimisht, ka bërë që ministrja të vihet në dijeni për skandalin e vitit 2015, ku u përfshi edhe noterja Sulkaj, por edhe CNA.al ka komunikuar me zyrën e shtypit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi theksoi se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit duke sqaruar se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht. /CNA.al

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Lajmet e fundit nga