web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama po tenton të përçajë opozitën!”/ Alibeaj: PS ka braktisur dhe nuk njeh më Këshillin Politik

30 Shtator 2020, 16:39, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ?Opinion?, ku tha se mazhoranca nuk e njeh palën e tretë, OSBE/ODIHR, që do duhet të jepte sentencën finale për çështjet pa konsensus, dhe për rrjedhojë sipas tij, nuk njeh më as Këshillin Politik.

?Sot jemi në situatën kur vetë autoriteti i Këshillit Politik duket se nga PS nuk njihet më, për çështje të rëndësishme si ajo e koalicioneve, apo listave të hapura. PS nuk njeh më palën e tretë, që do duhet të jepte sentencën finale, që është OSBE/ODIHR.

Jemi tani në situatën ku në Këshill Politik na u kërkuar të sillnim një draft, që ne e sollëm, dhe tani nga pala tjetër nuk njihet më. Është një lloj braktisje, mosnjohje, e Këshillit Politik, e cila ka kosto të mëdha. Rama i ka mundësitë për t?i miratuar në Parlament ndryshimet, ama deklarimet e djeshme të përfaqësuesve më të lartë të Brukselit e bënë fare të qartë një gjë: Prishja e konsensusit në Këshillin Politik është e barabartë me ndërprerjen e rrugës për hapjen e negociatave. Kjo është një kosto shumë e madhe. Rruga e vetme është që me shpejtësi urgjente ai draft të marrë zgjidhje menjëherë nga OSBE/ODIHR. Ne do t?i qëndrojmë deri në fund, për t?ia bërë shërbimin paktit, qëndrimit të shqiptarëve, Evropës, e kujtdo tjetër. Shpresojmë që të mos arrijë në pikën që të largohet pala tjetër.

PS ka qeverisur katër vite me vota kundër, pasi në 2017 sipas formulës zgjedhore mandatet e fundit i merr partia që është më e madhe. Kodi Zgjedhor, që kemi dhe sot në fuqi, ka një element për ta balancuar: koalicionet me listë të përbashkët, siç i kemi pasur këtu e 20 vite më parë. Rama nuk do t?i lejojë opozitës së bashkuar, që me listat respektive të veçanta të tyre, të dalin me një program para shqiptarëve. Rama kërkon t?i përçajë e të marrë këto mandate që s?i takojnë?, deklaroi Alibeaj.?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga