web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U bashkua këtë merkato me Kukësin, mbrojtësi i kombëtares fiton papritur 100 mijë euro

28 Shtator 2020, 08:16, Sport CNA

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Besir Demiri, ka fituar gjyqin me klubin sllovak, MSK Zilina. Sipas burimeve pranë lojtarit, FIFA i ka dhënë të drejtë atij dhe tashmë sllovakët duhet ta paguajnë për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme deri në vitin 2022.

Mësohet se bëhet fjalë për një shumë që i kalon 100 mijë euro. Ai ishte larguar nga Zilina në muajin maj, por hodhi në gjyq klubin për ndërprerje të njëanshme të kontratës dhe prishje të imazhit.

Pas ndërprerjes së futbollit prej ?COVID-19?, Zilina njoftoi pjesën më të madhe të lojtarëve se mund të largohen si futbollistë të lirë. Kësisoj, Demiri vendosi të ndiqte rrugën ligjore dhe FIFA shpalli fajtor klubi.





Lajmet e fundit nga