web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po udhëtonte me 50 kg drogë dhe dy çifte në makinë/ Arrestohet 27-vjeçari

26 Shtator 2020, 09:29, Kronika CNA

Policia e Shtetit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ishte poseduesi i lëndës narkotike dhe i sendeve të kundërligjshme.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u vërtetua se 27-vjeçari banues në Zall-Bastar, merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte 27 vjeçari , në vendin e quajtur “Ura e Shupalit” dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Armëmbajtja pa leje? dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./CNA.al





Lajmet e fundit nga