web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla flet me emra/ Kush janë dy personat që nuk e duan Reformën në Drejtësi

24 Shtator 2020, 11:34, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot në parlament lidhur me rëndësinë e procesit të Integrimit të Shqipërisë dhe Reformen në Drejtësi.

Ai ka hedhur akuza ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD-se, Lulzim Basha, për të cilet tha se jane kundër Reformës në Drejtësi dhe se gjatë qeverisjes se asaj qe sot eshte ne opozite, vendi nuk bëri asnjë progres.

?Më dëshirën e mirë që edhe ata që e kanë braktisur kuvendin të marrin përgjegjesi për atë që është më e rëndësishme për integrimin e shqipërisë.

Të gjithë mendojnë se Shqipëra bashkë me Maqedoninë e Veriut do ta marr datën në dhjetor. Edhe pse  BE ka përfaqësues edhe të ekstremit të djathët që nuk janë dakort, por ata nuk e kanë me ne, por me vetën e tyre.

Në historinë e këtij kuvendi kemi mundësinë të bëjmë sherre sa të duam, por jo të cënojmë rezolutën për integrimin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Pasi procesin e integrimit e menaxhon Kuvendi i Shqipërisë.

Shqipëria nuk beri asnjë hap tjetër që pas Marrëveshjes së Asocimit, ngelëm për vite në klasë, por ne kemi plotësuar të gjitha parakushtet që shume vendeve mund tiu duheshin jo 2 por shumë mandate pasi  reformës në drejtësi do i duhej shumë vite.

Meta dhe Basha janë kundër reforemës në drejtësi por populli shqiptar është gjykatësi më i drejtë.? tha Balla.





Lajmet e fundit nga