web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i Bajernit i surprizon të gjithë, kërkon rikthimin e kampionit të botës

23 Shtator 2020, 09:22, Sport CNA

Mario Gëce mund të rikthehet të veshë sërish fanellën e Bajern Mynih. Fantazisti është lojtar i lirë duke qenë se përfundoi kontratën me Borusia Dortmund. Gjermani ka qenë pjesë e bavarezëve për tre vite nga viti 2013 deri në 2016 së bashku me trajnerin Pep Guardiola, por nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë.

Megjithatë, trajneri Hansi Flik është gati t?i japë një tjetër shans në karrierë kampionit të botës dhe në ditët e fundit ka pasur biseda telefonike me Gëcen. Kështu, pas largimit të Tiagos, Kutinjos dhe Perisiç, atëherë Mario Gëce mund të ishte një zëvendësue i mirë në stolin e rekordmenëve bavarezë.

Tashmë, mbetet për t?u parë nëse bisedimet do të mbyllen me sukses, ndërsa së fundmi Gëce është shprehur se preferon të firmosë për një klub që është në garë për të fituar Ligën e Kampionëve.





Lajmet e fundit nga