web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëna shqiptare në Siri mesazh të fortë/ Mund të na lëvizin nga ky kamp, shteti e di gjendjen tonë

22 Shtator 2020, 20:20, Sociale CNA

Gazetari shqiptar që ka hyrë në kampin e Al Hol, Julian Kasapi, ka treguar mbrëmjen e sotme mesazhin e një nëne që ndodhet në Siri.

Kasapi tha se merr shumnë mesazhe nga personat që ndodhet atje, ndërsa personi i fundit që i kishte shkruar thonte se janë në gjendje të keqe.

Ajo krahasonte shtetin e Shqipërisë me atë të Kosovës dhe i deklaronte gazetarit se i kanë thënë që mund t?i lëvizin nga kampi Al Hol.

?Shteti e di shumë mirë se në çfarë gjendje jemi ne. Shteti i Kosovës i mori gratë që ishin në kamp. A u shqetësua shteti kur ikën gra? Ata ndodhen në vendin e tyre, nuk terrorizojnë askënd dhe nuk terrorizohen nga askush. Na kanë thënë se mund të na lëvizin nga ky kamp. Mëshirë në zemrat e tyre?, thuhet në mesazhin që lexoi Kasapi në emisionin “Open”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga