web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka lënë bosh fushën e betejës”/ Mesazhi i fortë i Topallit: Çfarë duhet të bëjë opozita, që të ndalojë Ramën

21 Shtator 2020, 11:21, Politikë CNA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli vijon ta cilësojë si një gabim të opozitës, djegien e mandateve të deputetëve.

Në një intervistë për Abcnews, Topalli tha se duke lënë bosh ?fushën e betejës?, opozita ka tradhëtuar besimin e atyre që janë kundër Ramës.

Sipas Topallit, ajo çfarë duhet të bëjë një opozitë është të qëndrojë përballë qeverisë, të denoncojë aferat korruptive çdo ditë.

?Edi Rama i bën këto ndryshime sepse opozita ka tradhëtuar besimin e atyre që janë kundër Ramës dhe ka lënë bosh fushën e betejes.

Nëse do ishte në parlament, nëse do kërkonte llogari çdo ditë, nëse do denonconte çdo akt korruptiv, situate sot do ishte ndryshe.?-tha Topalli.

Gjithashtu ajo bëri edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se ?Mund të pengojnë një forcë të re politike në parlament, por nuk mund të pengojnë kurrë njerëzit që kërkojnë ndryshimin?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga