web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha tregon arsyen/ Pse trafikantët shqiptarë janë zhvendosur në Dubai

21 Shtator 2020, 20:34, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen se përse trafikantët shqiptarë janë larguar nga atdheu i tyre dhe janë zhvendosur në Dubai.

Hoxha tha se arsyeja parësore është investimi i parave që kanë grumbulluar nga aktiviteti kriminal dhe arsyeja e dytë është qëndrimi larg konflikteve.

Ai theksoi në emisionin ?Opinion? se nëse ata vijnë në Shqipëri do të kenë konflikte me grupet që jetojnë këtu, ndërsa pretendon se nuk i kanë aspak problem autoritetet shqiptare.

?Jetojnë grupet kryesore të trafikut të kokainës. Grupet shqiptare janë vendosur në Dubai me idenë që aty të investojnë para dhe e dyta që të qëndrojnë larg syrit të autoriteteve europiane. Shqipëria për ta është problem se mund të ketë konflikte mes grupeve, autoritetet shqiptare nuk janë problem për ta?, nënvizoi Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga